Dom Ndoc Nikaj | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Dom Ndoc Nikaj |
Date of Birth: | 1864 |
Date of Death: | 1951 |
Trial | |
Date of Arrest: | 1921 |
Sentencing: | 46 ditë Prison |
Second trial | |
Date of Arrest: | 9/9/1946 |
Sentencing: | 5 vjet Prison |
Meshtar katolik, prozator, babai i romanit shqiptar, përkthyes, botues, anëtar i shoqërisë «Bashkimi». Lindi në vitin 1864. Studijoi në Kolegjin Papnor Shqiptar në Shkodër. U shugurua më 1888 dhe shërbeu si famullitar në malësinë e Shkrelit. Së bashku me Preng Doçin, themeloi «Lidhjen e mshehët», që hapi rrugën për kryengritjen që filloi më 25 mars 1910. Bashkëpunoi aktivisht me «Albania-n» e Konicës, me pseudonimin Nakdo Monici. Më 1909, themeloi ndërmarrjen e tij të vogël botuese, «Shtypshkroja Nikaj». Si botues, më 1 janar 1910 nxorri numrin e parë të së përjavshmes «Koha», që në numrin e dytë u botua me emrin e ndryshuar «Bashkimi». Gazeta u botua deri në fund të vitit 1911. Në pranverë të 1913-s, themeloi një gazetë tjetër, «Besa Shqyptare», që doli dy deri në katër herë në javë, gjer në vitin 1921. Për një periudhë të shkurtër, nga 29 korriku 1915, po kjo gazetë u botua me titullin «Zani i Shkodrës». Më 1921 u arrestua dhe bëri 46 ditë burg në Tiranë për arsye që nuk dihen. Duke filluar nga viti 1924, nuk shkroi më. U arrestua në Shkodër, më 9 shtator 1946, në moshën 82 vjeçare, pikërisht ditën e kryengritjes së Postribës. Pas shtypjes së kryengritjes, e hipën mbi gomar dhe e shëtitën nëpër qytet, me një armë të ndryshkur në krah. E akuzuan si pjesëmarrës të lëvizjes dhe, pasi e torturuan për disa muaj në hetuesi, ku i kërkonin të tregonte lidhjet me kryengritësit, e dënuan me pesë vjet burg, nga i cili nuk doli me kurrë. Vdiq më 1951.
Vepra: Vakinat e scêites kisc, Romë 1888; Marzia o ksctenimi n’filles t’vet, Shkodër 1892; Bleta nner lulé t’Parrixit, Shkodër 1899; Historia é Shcypniis ch’ me fillése e déri me kohe ku ra ne dore te Turkut, Bruksel 1902; Historia e Turkiis é diftuemé Ghinnvé t’Shcypniis, Londër 1902; Bléta e ree nner lulé t’Parrixit, Shkodër 1904; Fejesa n’djep a se Ulqini i mârrun, Shkodër 1913; Tak-tuk: tak-tuk a se Shkodra e rrethueme, Shkodër 1913; T’nollmet e kishës ç’me kohë t’vjetra e deri m’tashmet (botimi i dytë), Shkodër 1914; Diftime t’natyrshme per msoitore t’Shqypniis, Shkodër 1915; Zêmer nanet a Tivari i mârrun, Shkodër 1915; Historija e Shqypënies, ç’me kohë t’vjetra e deri m’tashmet, Shkodër 1917; Bukurusha, Shkodër 1918; Lulet në thes, Shkodër 1920; Burbuqja, Shkodër 1920; Motra për vllàn, Shkodër 1921.