Shtjefën Kurti | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Shtjefën Kurti |
Fatherhood: | Jak |
Birthplace: | Kosovë |
Date of Birth: | 25/12/1898 |
Date of Death: | 20/10/1971 |
The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim |
Trial | |
Date of Arrest: | 27/10/1946 |
Charges: | “Bashkëpunëtor i organizatës terroriste të Sami Qeribashit, akuzohet për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor” |
Sentencing: | 20 vjet Prison |
Date of Decision: | 17/4/1947 |
Court: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Release Date: | 2/5/1963 |
Second trial | |
Date of Arrest: | 11/6/1970 |
Tortured: | Po |
Execution | |
Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
Charges: | ka agjituar e propaganduar për minimin e dobësimin e pushtetit popullor |
Judgment: | Nr.54 30. VII. 1971 |
Data Ekzekutimit: | 20/10/1971 |
Klerik katolik. U lindi në Ferizaj të Kosovës, më 25 dhjetor të vitit 1898. U shugurua meshtar në Romë më 13 maj 1921. Erdhi në Shqipëri më 6 janar 1930, bashkë me Dom Luigj Gashin e Dom Gjon Bisakun. U arrestua në Tiranë më 28 tetor 1946, dhe u dënua me njëzet vjet burg, prej të cilëve bëri 17 në burgun e Burrelit. Pas mbylljes së kishave u dërgua në Gurëz (Milot). U arrestua përsëri më 11 qershor 1970 dhe u dënua me vdekje «in odium fidei». U pushkatua më 20 tetor 1971.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 411