Simon Jubani | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Simon Jubani |
Birthplace: | Shkodër |
Date of Birth: | 5/03/1927 |
Profession: | Radiolog |
Date of Death: | 12/07/2011 |
Place Death: | Spitali i Shkodrës |
Trial | |
Sentencing: | 26 vjet Prison |
Release Date: | 13/04/1989 |
Klerik katolik. U lind në Shkodër, më 5 mars të vitit 1927. Në moshën 16-vjeçare filloi Shkollën Apostolike të jezuitëve. Pas mbylljes së shkollave katolike, në mars të vitit 1946 kaloi në Gjimnazin e Shtetit. Më vonë u transferua në Tiranë, ku kreu një kurs radio-rontgen. Pasi punoi për pak kohë në spitalin ushtarak të kryeqytetit, u mobilizua në ushtri. Në krye të tri viteve u kthye në Shkodër, ku iu paraqit Imzot Ernest Çobës dhe iu lut ta shuguronte meshtar, por ai e këshilloi të priste. Rifilloi punë si radiolog në Sanatoriumin e Shkodrës. Në vitin 1957-‘58 mori urdhërat e meshtarisë dhe u dërgua në Mirditë si famullitar, ku dhe u arrestua. Bëri 26 vjet burg. U lirua më 13 prill 1989 bashkë me klerikë të tjerë, në sajë të perestrojkës. Më 4 nëntor 1990 kremtoi të parën meshë publike, në kapelën e djegur të varrezave të Rrëmajit, në prani të 200-300 besimtarëve. Më datë 11 të po atij muaji, gjithnjë në kapelën e Rrëmajit, kremtoi dhe meshën e dytë publike, këtë herë me një fjalim të mirëpërgatitur, programatik, që thyente heshtjen 23 vjeçare. Më 1991, Universiteti i San Franciskos në Kaliforni i akordoi diplomën "Doctor Honoris Causa" në shkenca humane. Në korrik 1996, shteti i Miçiganit e nderoi me diplomë të posaçme. Vdiq më 12 korrik të vitit 2011, në spitalin e qytetit të Shkodrës.