Mjek radiolog. Lindi në vitin 1911, në Dibër. Studimet e larta për mjekësi i kreu në Padova të Italisë. U arrestua më 15 maj të vitit 1947, dhe me vendim 212, datë 30 mars 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi me vdekje, me pushkatim, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si krijues të një grupi «me tendeca kundra Pushtetit dhe për ta rrëzuar këtë me dhunë». Por, me kërkesë të Prokurorisë, me vendim 180, datë 21 prill të vitit 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e modifikoi dënimin ndaj tij dhe ia ktheu në privim lirie për jetë dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 1949, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie. U lirua në vitin 1954. Shërbeu në repartin e radiologjisë të Spitalit Rajonal të Vlorës për 30 vjetë.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 398
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.