Drita Çomo | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Drita Çomo |
Birthplace: | Tiranë |
Date of Birth: | 1958 |
Date of Death: | 19/2/1981 |
Exile | |
Place of Exile: | Kamp internimi Kuç |
Place of Exile: | Kamp internimi Kurvelesh |
Shkrimtare.Lindi në Tiranë, në vitin 1958. Në nëntor 1960, në moshën dyvjeçare, u internua, për shkak të dënimit politik të nënës së saj, Liri Belishovës. I ati, Maqo Çomoja, u dënua dhe u ridënua. Një pjesë të fëmijërisë dhe të adoleshencës e kaloi e internuar në Kuç të Vlorës e më pas në Progonat të Kurveleshit. Së fundi u internua në Cërrik, ku dhe mbaroi shkollën e mesme, por për shkak të sëmundjes së rëndë dhe të keqdashjes, nuk arriti të kryente maturën. Vdiq fill e vetme në moshë fare të re, më 19 shkurt 1981, në Spitalin Onkologjik tëTiranës: as në grahmat e fundit nuk iu lejua që të kishte pranë të ëmën. Që nga 9 prilli i vitit 2012 shkolla 9-vjeçare e qytezës së Cërrikut mban emrin «Drita Çomo».
Source: Vepra: «Dritë që vjen nga humnera» (di-tar, 1997).