| Drita Kosturi | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Drita Kosturi |
| Birthplace: | Lezhë |
| Date of Birth: | 1920 |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 13/04/1946 |
| Charges: | "Ka marrë pjesë në radhët e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, më vonë në detyrën e saj si përgjegjëse në spitalet ka bashkëpunuar dhe ka dhënë informata në shërbim të Misionit Anglo-Amerikan" |
| Judgment: | Nr. 506 |
| Date of Decision: | 23/12/1947 |
| Court: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
| Second trial | |
| Charges: | "Ka zhvilluar aktivitete kundër pushtetit popullor" |
| Sentencing: | 15 vjet Prison |
| Court: | Gjykatës së Lartë |
Lindi më 1920, në Lezhë. U arrestua më 13 prill 1946, dhe më 23 dhjetor 1947, me vendim nr. 506, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtore "se ka marrë pjesë në radhët e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, më vonë në detyrën e saj si përgjegjëse në spitalet ka bashkëpunuar dhe ka dhënë informata në shërbim të Misionit Anglo-Amerikan", "se ka zhvilluar aktivitete kundër pushtetit popullor", ndaj e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave politike. Me vendim të Gjykatës së Lartë, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 327
