Lindi më 1920, në Lezhë. U arrestua më 13 prill 1946, dhe më 23 dhjetor 1947, me vendim nr. 506, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtore "se ka marrë pjesë në radhët e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, më vonë në detyrën e saj si përgjegjëse në spitalet ka bashkëpunuar dhe ka dhënë informata në shërbim të Misionit Anglo-Amerikan", "se ka zhvilluar aktivitete kundër pushtetit popullor", ndaj e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave politike. Me vendim të Gjykatës së Lartë, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 327
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.