| Dushan Alliraj | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Dushan Alliraj |
| Birthplace: | Panaja ,Vlorë |
| Date of Birth: | 13/5/1916 |
| Trial | |
| Charges: | «Kriminel lufte dhe armik i popullit,pjesëtar i organizatës së B. Kombëtar ° |
| Sentencing: | 5 vjet Prison |
| Judgment: | 25 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës |
Lindi më 13 maj të vitit 1916, në fshatin Panaja të Vlorës. Më 25 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi «kriminel lufte dhe armik i popullit», sepse, sipas vendimi të saj, ka qenë «pjesëtar i organizatës së B. Kombëtar dhe më vonë pjesëtar në çetën e Topalltisë dhe anëtar i Këshillit Krahinor; ka marrë pjesë në xhandarmërinë kuislinge e në kontrollime në qytetin e Vlorës», ndaj dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave qytetare e ploitike baraz me kohën e dënimit. U arrestua sërish më 1949, dhe më 25 nëntor të po atij viti, Gjykata e Lartë e deklaroi «fajtor për pjesëmarrje në grup kundër pushtetit» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e përjetshme të së drejtës elektorale. Më 18 janar 1965 iu falën 3 vjet nga dënimi. U lirua më 26 gusht 1966.
