Lindi në Strugë të Jugosllavisë, më 3 janar 1925. Me vendim nr. 12, datë 29 janar 1981, Gjykata e Rrethit Tiranë (Kolegji Ushtarak) e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, heqjen e dekoratave, si dhe heqjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Falur me dekret nr. 7338, datë 20 nëntor 1989 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 145.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.