Ejëll Çoba u arrestua më 2 nëntor të vitit 1946 në Shkodër. Më 20 maj 1947- Pas 4 muajsh tortura nga më çnjerëzoret, Gjykata Ushtarake e Garnizonit Tiranë, e formuar prej major Gjon Banushit (kryetar), nëntoger Vasil Karajanit dhe aspirant Xhevdet Fishku (anëtarë) dhe me praninë e prokurorit kapiten Petrit Hakani, mori në gjykim 35 vjeçarin Ejëll Çoba. Më 28 maj 1947- Gjykata e shpall fajtor për disa akuza, edhe pse vetë Ejëll Çoba nuk pranoi asnjë prej atyre. Në bazë të nenit 16 të ligjit nr.372, datë 12.12.1946 dhe nenit 15 të ligjit nr.373, datë 12.12.1946, gjykata e dënon me vdekje. Vendimi ishte i formës së prerë.
30 maj 1947- Nëna e Ejëllit, Pina Çoba, i drejton një letër Prokurorisë së Përgjithshme. Ajo i kujton se dekretligji nr.339, datë 28.10.1946 i falte jetën personit që ishte vetëdorëzuar. Në këtë mënyrë ajo kërkonte heqjen e dënimit me vdekje për djalin e saj.
16 Qershor 1947- Vendimi i shkallës së parë i përcillet për gjykim përfundimtar Gjykatës së Lartë Ushtarake. Ky institucion, duke marrë parasysh atë që nuk kishte vlerësuar gjykata e një shkalle më poshtë, vendosi kthimin e dënimit nga me vdekje në burgim të përjetshëm.
8 prill 1970- Komandanti i Repartit nr.321 në Burrel, Nazar Demiri plotësoi fletën e lirimit të daljes nga burgu të Ejëll (Engjëll) Çoba, 64 vjeç, pas 25 vitesh burg. Në këtë fletë shkruhej se Ejëll Çoba në burg kishte mbajtur qëndrim indiferent dhe se “lirimi bëhej për plotësim afati”

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

Lutjet e një nëne, drejtuar prokurorit komunist: Faljani jetën djalit tim se u vetëdorëzua

25 vite në burgjet komuniste/ Hyri i ri dhe doli plak nga qelitë e burgjeve Lexo më shumë

blank

Uran Kostreci: Dëshmoj jetën e vështirë në qelitë e Burrelit

“Në dhomën ku më caktuan mua, rrinin 33 vetë. Dhoma kishte përmasat 8m e gjysmë Lexo më shumë