Shtetase franceze, e martuar me Nikolla Beçën, që e njohu gjatë kohës që ai studionte jurisprudencë në Francë. Në Shqipëri, Nikolla arrestohet për motive politike dhe dënohet me 10 vjet burg. Elena dhe e bija jetojnë në varfëri ekstreme. Gjashtë vjet më vonë, në vitin 1952, vjen vendimi i internimit. Në njoftimin e datës 1.10.1953 të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Kampin nr.5 Kamëz dhe Kampin nr.6 Tepelenë, në krye të listës së personave që liroheshin është emri i saj, çfarë tregon që ajo ka qenë e internuar në kampet e Kamzës dhe Tepelenës.

Source: Artikull i Kastriot Dervishit në gazetën 55
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.