Lindi në Romë të Italisë, në vitin 1920. E bija e Sotir Gjikës. E diplomuar në Napoli. U martua me djalin  e ish-kryeministrit shqiptar, Mustafa Kruja Merlikës, i cili u dënua nga regjimi komunist dhe për këtë arsye u internua familjarisht pas ardhjes në Shqipëri. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave,komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 18, datë 19 nëntor 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Krujës në rrethet e Beratit e të Tepelenës, prej datës 10 nëntor 1949 deri më 10 dhjetor 1953.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 299
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.