Bariu shpirteror i Komanit e me vone i katundit Qelez dom Engjell Kovaçi (1920 - 1958) denohet me vdekje ne moshen 38 vjeçare me vendim N° 12 dt 10/11/58 dhe pushkatohet pas tre ditesh për një krim që kurrë nuk e kishte kryer. Ishte viti 1957 kur Dom Engjëll Kovaçi, pas shërbimit disavjeçar në famullinë e Komanit, u transferua në famullinë e fshatit Qelëz. Ato fillime të shërbimit të tij në atë fshat ndodhi një vrasje. I vrari quhej Mark dhe ishte punonjës i sigurimit të shtetit në atë zonë. Viktima u gjet i vrarë pikërisht në vendin ku edhe ai kishte kryer një krim, kohë më parë. Sigurimi i shtetit, akuzoi Dom Engjëll Kovaçin për këtë vrasje. Edhe pse prifti ishte në udhëtim, qysh një ditë më parë në drejtim të Iballës, një fshat tjetër i Pukës, Sigurimi i Shtetit nuk e pranoi si provë. Kishte dëshmitarë që e provonin praninë e priftit në Iballë në atë kohë që kishte ndodhur vrasja në Qelez.  Sipas dëshmive të sotme të fshatarëve qelzorë, pikërisht në ditën e vrasjes së operativit, ishin parë disa sigurimsa në afërsi të fshatit Qelëz, atje ku ndodhi vrasja. Bashkë me ta ishte parë edhe vetë kryetari i degës së punëve të brendshme të Pukës, Medin Bilbili.

Në kulmin e torturave çnjerzore, kur dom Engjëll Kovaçi po jepte shpirt, hetuesit të kryesuar nga i tmerrshmi, Ilmi Saiti, i morën një firmë priftit thuajse të vdekur, për të vërtetuar aktakuzën e tyre të sajuar. Kjo histori e sajuar dhe firma e priftit e vendosur dhunshëm në akuzën e rreme, do të përdorej më pas si propagandë nga komunistët për të denigruar klerin katolik në mbarë Shkodrën. Kur po bëhej gjyqi në Shkodër, e motra e dom Engjëllit, Angje Kovaçi, nuk e duroi skenarin e urryer të sigurimit dhe reagoi në sallën e gjyqit duke kundërsntuar akakuzën, brenda së cilës kishte gjithfarëlloj sajesash që tentonin, implikimin e priftit, të pandodhura kurrë në atë krahinë. Më sa fuqi kishte uluriti në mes të sallës së gjyqit duke tentuar ta binde popullin e mbledhur atje për të parë skenarin komunist, se po mashtrohej populli me qëllim për të denigruar klerin katolik. E motra e dom Engjell Kovaçit, ia doli ta ndërpresë atë gjyq por nuk mundi të ndalë dorën gjakatare të diktaturës e cila e dënoi me vdekje dom Engjëll Kovaçin, i cili u dënua me pushkatim. Vetë Angje Kovaçi, e motra e priftit, u dënua me 25 vjet burg.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.