Lindi më 8 janar të vitit 1946, në Durrës. Më 16 nëntor 1970, Gjykata e Rrethit të Durrësit e deklaroi fajtor për «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e tentativës për arratisje jashtë shtetit» dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1984, dhe më 22 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Durrësit e deklaroi fajtor «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisje mbetur në tentativë» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie.

Source: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 720.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.