Lindi më 8 janar të vitit 1936, në fshatin Dukat të Vlorës. U arrestua më 1955 dhe më 5 nëntor 1955, Gjykata Ushtarake e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor (si pjësmarrës në organizatën «Besa e shqiponjës»)» dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë (dënim i kombinuar). U aksidentua në kampin e Laçit dhe humbi këmbën e majtë. U lirua në vitin 1966. Që nga ky vit e deri më 1990 u internua në Savër të Lushnjës.

 

Source: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 70.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.