Lindi në fshatin Mavrovë të Vlorës, në vitin 1922. Më 1 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi "kriminel lufte" dhe "armik i popullit", se "është hedhur që në fillim me organizatën e Ballit Kombëtar duke bërë agjitacion e propagandë për shtimin e radhëve të saj", "ka marrë pjesë me armë në dorë në operacionin e kryer nga armiku" si dhe "ka asistuar në djegie e plaçkitje", ndaj e dënoi me 10 vjet burgim, humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e burgimit dhe konfiskmin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.

Source: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 159
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.