Lindi në vitin 1932, në Tiranë. Më 23 gusht 1950, me vendim nr. 343, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor "për hedhje parullash kundër udhëheqësve të shtetit" dhe e dënoi me 3 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. U fal me dekret nr. 1368, datë 26 nëntor 1951, të P. K. P. Më 5 prill 1976, vendim nr. 200, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor "për agjitacion e propagandë kundra shtetit" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 216
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.