Ekonomist, veprimtar politik, Ministër i Financave (7 shtator 1944-25 tetor 1944).Lindi më 4 maj të vitit 1905, në Kavajë. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse studimet e larta për financë në Universitetin e Vjenës, ku mbrojti dhe titullin Doktor i Shkencave Ekonomike. Më 1928 u kthye në Shqipëri. Punoi për disa vite në Ministrinë e Arsimit. Në qeverinë e krijuar prej Ibrahim Biçakut [shih] (7 shtator 1944-25 tetor 1944) u zgjodh Ministër i Financave. Aty nga fundi i vitit 1944 u arrestua nga Sigurimi i Shtetit me akuzën: «element i rrezikshëm për diktaturën e proletariatit, me ide perëndimore antikomuniste...». Gjyqi Special, i zhvilluar në muajt mars-prill të vitit 1945, e dënoi me 101 vjet heqje lirie. Ende sa pa u shpallur vendimi i gjykatës, më 6 shkurt të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Ç. të Nënprefekturës së Tiranës urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. U lirua në vitin 1970.

 

Source: Gazeta Zyrtare, nr. 20, 23 mars 1946, f. 7.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

Beqir Ajazi: Në kampin e Jubës, ku hapnin kanale politikanët e burgosur nga regjimi

Ish-i dënuari politik Beqir Ajazi, në dëshmitë e tij për kohën kur ishte i  burgosur Lexo më shumë