Fatbardh Kupi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Fatbardh Kupi |
Fatherhood: | Abaz |
Birthplace: | Krujë |
Date of Birth: | 1928 |
Trial | |
Date of Arrest: | 1945 |
Charges: | "Kriminel lufte dhe armik të popullit" |
Sentencing: | 5 vjet Prison |
Judgment: | Nr. 685 |
Date of Decision: | 17/12/1946 |
Court: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Second trial | |
Charges: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
Sentencing: | 10 vjet Prison |
Judgment: | Nr. 114 |
Date of Decision: | 25/11/1981 |
Court: | Gjykata e Lushnjës |
Exile | |
Date of Exile: | 1939 |
End of Exile: | 1989 |
Place of Exile: | Porto Palermo |
I biri i patriotit dhe luftëtarit të shquar Abaz Kupit, i cili priti me armë pushtuesit fashist më 7 prill të vitit 1939, dhe ishte krijuesi i çetave të para nacionaliste. Lindi në vitin 1928, në Krujë. Që në moshë të re, iu desh të përballej dhe të sfidonte përndjekjen si antifashist dhe antikomunist. Për shkak të veprës së shquar të të atit, vuajti internimin në Himarë nga viti 1939 deri më 1940, e pastaj në Itali së bashku me familjen deri në vitin 1941. U lirua dhe u kthye në Krujë. Pushtuesit fashistë e rrethuan të atin, Abaz Kupin, në Krujë, por nuk mundën ta shtinin në dorë. Për këtë arsye, Fatbardhi me familjen e tij u internua në Gjirokastër deri në fund të vitit 1942. U lirua dhe kthye sërish në Krujë. Faksimile e hetimit të Fatbardh Kupit? Me fitoren e komunizmit dhe arratisjen e të atit dhe dy vëllezërve, Fatbardhi dhe familja e tij iu nënshtrua përndjekjes nga pushteti i ri. Nga fundi i vitit 1944 dhe fillimi i vitit 1945, u mobilizua në repartet luftarake të F.N.Ç.L., me komandant Gjin Markun. Në vitin 1945 u arrestua. Më 17 dhjetor 1946, me vendim nr. 685, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «kriminel lufte dhe armik të popullit» dhe e dënoi me 5 vjet burg. U lirua pasi plotësoi dënimin, por pas disa muajsh u internua në Porto-Palermo të Himarës, ku qëndroi deri në vitin 1951. Nëna dhe katër motrat e tij u internuan në kampin
famëkeq të Tepelenës. Kur Porto Palermo pushoi së qeni kamp internimi, Fatbardhi u transferua në Tepelenë, ku u bashkua me familjen. Nga Tepelena familja Kupi u dërgua në kampin e fabrikës së tullave në Tiranë. Aty qëndruan deri në vitin 1954. Më 14 prill 1954, u internua për 5 vjet në Kuç të Vlorës. Pas mbarimit të internimit në Kuç, u transferua në Savër të Lushnjës, ku u martua me Liri Dorin-Kupin [shih], e cila sakrifikoi çdo gjë për hir të dashurisë. Në vitin 1968 u transferua në Grabian, kurse më 1981 në Gradishtë të Lushnjës. Më 25 nëntor 1981, me vendim nr. 114, Gjykata e Lushnjës e deklaroi fajtor për
«agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 10 vjet burg e me 5 vjet internim. U lirua më 1989 dhe u kthye pranë familjes në Gradisht.