| Fatime Çapani Muja | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Fatime Çapani Muja |
| Fatherhood: | Hasan |
| Birthplace: | Leskovik |
| Exile | |
| Date of Exile: | 1948 |
| End of Exile: | 1990 |
| Charges: | "Motive politike" |
Lindi në Leskovik në vitin 1940–1941. E bija e Hasan Alizot Çapanit, i burgosur dhe më pas i arratisur. U internua me gjithë familjen që në moshë të vogël. Në vitin 1964 u martua me Eqerem Mujën në Lushnjë dhe lindi dy fëmijë. Në 69-ën i internojnë përsëri. Nga Lushnja i çojnë në Çermë-Kamp. Kaluan pesë vjet aty. Pas pesë vjetësh, i arrestojnë edhe të shoqin, edhe kunatin. Ajo banonte në Sektorin e Kampit dhe apelin e bënte në Sektor-Çermë. Deri në vitin 1990, kanë qendruar në Sektor Kamp. Në nëntëdhjetën, kanë ikur nga Shqipëria.
Source: Zërat e kujtesës V, Tiranë 2018, ISKK, Agron Tufa, Luljeta Lleshanaku
