Shkrimtar, publicist, botues.Lindi në Tiranë, në vitin 1951. Ende student, u arrestua për ditarin e tij. U dënua me shtatë vjet burg. Gjatë vuajtjes së dënimit, u akuzua si "pjesëtar i një grupi pro-Sovjetik" dhe u ridënuar edhe njëzetë vjet të tjera. Në burg shkroi një ditar dhe një roman në letra cigaresh. U lirua më 1991, pra, pas shtatëmbëdhjetë vitesh. Nga koha e lirimit deri më 1993 punoi si sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Lubonja është botuesi dhe drejtuesi i revistës «Përpjekja», të cilën e themeloi në vitin 1994. Në vitin 1997 u zgjodh lider i Forumit për Demokraci. Më 2004, Organizata e Mediave të Europës Jug-Lindore, i akordoi Çmimin për Bashkëpunimin e Ndërsjelltë në Europën Jug-Lindore.

Source: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45, f. 122-24
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.