Lindi më 1933, në Gjinoqar të Fierit. Me vendim nr. 39, 21 mars 1963, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 16 vjet e 8 muaj burg, konfiskimin e pasurisë së tij së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë. Me vendim nr. 183, 25 korrik 1980, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet burg. Me vendim nr. 59, 23 shtator 1987, Gjykata e Matit e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet burg

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 173
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.