Fiqiri Llagami | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Fiqiri Llagami |
Birthplace: | Tiranë |
Residence: | Tiranë |
Profession: | Gazetar |
Date of Death: | 17/12/1978 |
The Reason of Death: | Vdekje ne burg |
Circumstances of Death: | Burg |
Disappearance | |
Charges: | "Armik i popullit,"agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
Gazetar, publicist.Lindi në Tiranë, në vitin 1913. Studimet e larta për gazetari i kreu në Universitetin e Sorbonës në Paris. Gjatë luftës krijoi dhe drejtoi revistën nacionaliste «Shqypnia». U arrestua më 1945, dhe me vendim nr. 45, datë 13 prill 1945, Gjykata Speciale e deklaroi "armik të popullit" dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie me punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. U lirua më 1959. U arrestua sërish më 17 tetor 1975, dhe me vendim nr. 832, datë 30 dhjetor 1975, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. Vdiq në burg, më 17 dhjetor 1978.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 131