Gazetar, publicist.Lindi në Tiranë, në vitin 1913. Studimet e larta për gazetari i kreu në Universitetin e Sorbonës në Paris. Gjatë luftës krijoi dhe drejtoi revistën nacionaliste «Shqypnia». U arrestua më 1945, dhe me vendim nr. 45, datë 13 prill 1945, Gjykata Speciale e deklaroi "armik të popullit" dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie me punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. U lirua më 1959. U arrestua sërish më 17 tetor 1975, dhe me vendim nr. 832, datë 30 dhjetor 1975, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. Vdiq në burg, më 17 dhjetor 1978.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 131
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.