Foto Bala | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Foto Bala |
Birthplace: | Vuno , Himarë |
Date of Birth: | 14/2/1910 |
Trial | |
Date of Arrest: | 1946 |
Charges: | °Kishte krijuar grupin e Neoballistëve ,ishte agjentanglo-amerikan-francez° |
Sentencing: | I përjetshëm Prison |
Profesor i filozofisë dhe i letërsisë. Lindi më 14 shkurt të vitit 1910, në fshatin Vuno të Himarës. Kreu gjysme gjimnazin e Gjirokastrës, Liceun e Korçës dhe studimet e larta në Montpellier të Francës, gjithnjë së bashku me Enver Hoxhën. Më 1945 u caktua profesor në Gjimnazin e Gjirokastrës. Po këtë vit i ekzekutuan të atin, Dhimitër Balën . U arrestua një vit më vonë (1946), me akuzën se kishte krijuar grupin e Neoballistëve dhe se ishte agjentanglo-amerikan-francez. Në vitin 1947, u dënua me burgim të përjetshëm. Më 14 maj të po atij viti, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Qendrës Korçë vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. U lirua në vitin 1964. Vdiq më 1991.
Source: Agim Musta, Libri i zi i komunizmit shqiptar, Ti-ranë, 2007, XXII, 2, f. 226-231; Gazeta Zyrtare, nr. 53, 3 qershor 1947, f. 6.