Lindi më 1903, në Traboin, Shkodër. Më 28 dhjetor 1950, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi për "spiunazh për t’u bërë agjent i UDB-së", me 7 vjet burg dhe me punë të detyruar. Po kjo gjykatë e dënoi se "ka dashur të rrëzojë pushtetin popullor" me 10 vjet burg dhe punë të detyruar. U ridënua për "dhënie informatash" me 3 vjet burg. Në bazë të nenit 66 të Kodit Penal, u dënua me njëzet vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për pesë vjet. Më 11 shtator 1951, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi për "arratisje në qeverinë e Titos, si agjent i UDB-së, për t’i shërbyer qeverisë së Titos", "ka shkelur shtatë herë kufirin", "ka propaganduar për t’u arratisur me të tjerë", "ka mbledhur informata me karakter politik dhe ekonomik dhe ia ka çuar UDB-së", "ka rekrutuar agjentë për UDB-në". Për të gjitha këto, u dënua me vdekje, pushkatim dhe me humbjen e të drejtave përjetë. Më 3 janar 1952, dënimi iu kthye në 25 vjet burg.

Source: AISKK, F. 1, V. 2014, D 7. Fl. 413
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.