Lindi më 1901, në Kostrec, Përmet. Arrestuar në prill 1946. Më 14 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi "se ka qenë anëtar i Organizatës politike të Ballit Kombëtar", "ka luftuar me urrejtje pushtetin popullor", ka bërë "agjitacion e propagandë kundër pushtetit", me dënim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, dhe humbjen e të drejtave elektorale baras me kohën e ndëshkimit. Bëri 10 vjet burg. Vdiq më 1971.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 326
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.