Lindi më 1909, në Zemblak, Korçë. Më 12 mars 1951, u inskenua djegia e një gjysmë mullari dhe për të u akuzuan disa kulakë se gjoja kishin dashur të digjnin kooperativën e Zëmblakut. Më 19 mars 1951, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi me vdekje dhe u ekzekutua me varje në litar, po atë ditë, bashkë me Abdyl Kalanë. Akuza zyrtare ishte kjo: ka kryer «krime në bashkëpunim me diversantët dhe për kryerje aktesh sabotazhi».

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 370
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.