Lindi më 13 janar të vitit 1912, në Korçë. U burgos dhe torturua për “të nxjerrë floririn e fshehur”. U nxorr nga shtëpia dhe iu konfiskua pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme. Me vendim nr. 37, datë 07. 07. 1967, u internua në Pulahë të Oparit, bashkë me bashkëshorten, vajzën dhe dy djemtë. U internua për të dytën herë me vendim nr. 14, datë 28. 10. 1975 të Komisionit të Internim-Dëbimeve në Shtyllë të Vithkuqit, se bashku me bashkëshorten, djalin dhe bashkëshorten e djalit. Vdiq në internim, më 1980.

Source: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, F. 118-119
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.