Gafur Jegeni | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Gafur Jegeni |
Fatherhood: | Tefik |
Birthplace: | Dibër e Madhe |
Date of Birth: | 1907 |
Profession: | Ushtarak |
Date of Death: | 26/2/1951 |
Place Death: | Mënik, Tiranë |
The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim |
Event included: | Bomba në Ambasadën Sovjetike |
Trial | |
Charges: | “pjesëmarrje në organizatë terroriste”, “për hyrje në shërbim të spiunazheve” |
Execution | |
Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
Place of Execution: | Mënik Tiranë |
Gafur Jegeni, lindi më 1907, në Dibër të Madhe. Kreu shkollën ushtarake në Tiranë dhe vazhdoi studimet në Akademinë e Rojeve të Kufirit në Itali. Fillimisht shërbeu në kufirin bregdetar të Durrësit; 1935-1937, ishte komandant i kufirit Qafë-Thanë - Bilisht (Devoll). Më 1937, u emërua komandant i rojës së kufirit në Vlorë. Më 1939, organizoi rezistencën antifashiste në Vlorë. Italianët e arrestuan, gjyqi ushtarak e dënoi me vdekje, përfundoi i internuar në Itali deri më 1943. Pas luftës nuk pranoi të shërbente në ushtri, u tërhoq në jetën private. Më 27 shkurt 1951, me vendimin nr. 64, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për “pjesëmarrje në organizatë terroriste”, “për hyrje në shërbim të spiunazheve”, “për propagandë kundër pushtetit” dhe “për nxitje lufte” dhe e dënoi me vdekje, pushkatim, humbjen e të drejtave civile të përhershme dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. U pushkatua më 26 shkurt 1951, së bashku me 21 intelektualë të tjerë, me rastin e incidentit të sajuar të bombës në ambasadën sovjetike.