Gani Kodra | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Gani Kodra |
Birthplace: | Tiranë |
Date of Birth: | 1929 |
Trial | |
Charges: | “Tradhëti ndaj atdheut“, "pjesëmarrje në organizatë kundra revolucionare", "veprave terroriste në fazën e përgatitjes","sabotim", "agjitacion e propagandë kundra pushtetit popullor" |
Sentencing: | 10 vjet Prison |
Judgment: | Nr. 8 |
Date of Decision: | 5/09/1983 |
Court: | Gjykata e Lartë |
Lindi në vitin 1929, në Tiranë. Më 5 shtator 1983, me vendim nr. 8, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor "për tradhëti ndaj atdheut", "pjesëmarrje në organizatë kundra revolucionare", "veprave terroriste në fazën e përgatitjes", "sabotim" dhe "agjitacion e propagandë kundra pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, heqjen e dekoratave dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Katër ditë më parë, më 1 shtator të po atij viti, po kjo gjykatë kish vendosur që Gani Kodra, së bashku me të pandehurit e tjerë, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini, Ali Çeno, Xhavit Ismail Aga etj., të dëmshpërblenin buxhetin e shtetit me shumën 1.219.764 lekë një milion e dyqind e nëntëmbëdhjetë mijë e shtatë qind e gjashtëdhjetë e katër, dhe vërtetimin e sekuestros të vënë nga organi i hetimit mbi pasurinë vetjake të secilit.