Lindi në Korçë, në vitin 1944. Me vendim nr. 5, datë 14 janar 1963, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut të mbetur në tentativë" dhe e dënoi me 12 vjet e 6 muaj heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Me vendim nr. 74, datë 17 prill 1976, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 287
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.