| Gegë Lumaj | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Gegë Lumaj |
| Birthplace: | Plan , Dukagjin |
| Residence: | Dukagjin |
| Date of Birth: | 15/10/1904 |
| Date of Death: | 18/11/1990 |
| Place Death: | Plan |
| Trial | |
| Sentencing: | 20 vjet Prison |
Klerik katolik. Lindi më 15 tetor të vitit 1904, në Plan të Dukagjinit. Mësimet fillore dhe të mesme i kreu pranë kolegjit françeskan të Shkodrës, ndërsa të lartat në Romë. U shugurua më 12 korrik 1931. Shërbeu si famullitar në Shosh, Mërtur, Shkodër e Iballë të Pukës (1943-’45). U arrestua dy herë dhe bëri 20 vjet burg. Vdiq më 18 nëntor 1990, në Plan, dhe u varros në kapelën e varrezës së fshatit.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 114
