Gëzim Peshkëpia | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Gëzim Peshkëpia |
Fatherhood: | Manush |
Birthplace: | Tiranë |
Date of Birth: | 1940 |
Profession: | Mësues, publicist, poet |
Trial | |
Date of Arrest: | 1975 |
Charges: | agjitacion e propagandë në fushën e artit dhe kulturës |
Sentencing: | 8 vjet Prison |
Date of Decision: | 1975 |
Ka lindur në vitin 1940 në qytetin e Tiranës, ndërsa origjina e familjes së tij është nga Gjirokastra. Gjatё pushtimit tё vendit mё 1939-1944, fisi Peshkëpia u radhit në krahun e forcave nacionaliste. Xhaxhai i Gëzimit, Nexhat Peshkëpia ishte një nga eksponentët kryesorë të Ballit Kombёtar dhe një nga hartuesit e Dekalogut të famshëm të Ballit prej dhjetë pikash.
Në fund tё vitit 1944, Nexhat Peshkëpia u largua nga Shqipëria prej hakmarrjes së komunistëve. Babai i Gëzimit, Manush Peshkëpia, në 1951 u arrestua për incidentin e bombës në Ambasadën Sovjetikë dhe u pushkatua pa gjyq së bashku me 21 intelektualë të tjerë të pafajshëm. Për disa vjet Gëzimi u dërgua që të shërbente si mësues në fshatrat më të thella të Lushnjes, Kavajës dhe Durrësit duke qenë gjithmonë nën survejimin e Sigurimit, si djalë i “armikut të popullit” që ishte pushkatuar nga Partia.
Si pasojё e luftës së klasave, Gëzimi u pushua nga arsimi dhe punoi si piktor, saldator e deri si kujdestar pulash në ekonomitë ndihmëse të ndërmarrjes. Kjo vazhdoi deri në vitin 1975 kur Gezimi u arrestua dhe u dënua me tetë vjet burg politik duke u akuzuar për agjitacion e propagandë në fushën e Artit dhe të Kulturës, dënim të cilin ai e vuajti kryesisht në burgun e Ballshit.Pasi pёrfundoi burgun ai jetoi nё qytetin e Kavajёs.
Me hapjen e ambasadeve në korrikun e vitit 1990, Gëzimi së bashku me bashkëshorten e dy fëmijët e tyre, u larguan për në Gjermani, duke u vendosur në qytetin Soest. Me rastin e 60-vjetorit të lindjes, në vitin 2000, nga ana e këshillit bashkiak të qytetit të Kavajës iu akordua titulli “Krenaria e Qytetit”.
Gëzim Peshkëpia është i njohur edhe si publicist e poet, duke botuar shkrime të shumta në shtypin shqiptar brenda dhe jashtë vendit.