Shtetas italian. Erdhi në Shqipëri si nëndrejtor i bankës italiane në Gjirokastër. Më pas emërohet drejtor i bankës italo-shqiptare në Vlorë. Arrestohet në vitin 1945 me akuzën që u kishte dorëzuar me dëshirë bankën gjermanëve, kur në letrat e tij shprehet qëndrimi antagonist me pushtuesit gjermanë. Burgoset fillimisht në Vlorë dhe pas 4 vitesh çohet në burgun e Burrelit, ku ndërron jetë në vitin 1952. I biri, i lindur në Vlorë dhe i riatdhesuar me të ëmën, në vitin 1949, në Itali, kërkon prej vitesh të marrë eshtrat e të atit në atdhe.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.