Lindi më 1931, në Rapsh-Stare, Shkodër. U internua kur ishte 17 vjeç sepse i vëllai ishte arratisur. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Shkodra në Tepelenë dhe Lushnjë, prej 20 shtator 1948 deri më 1 maj 1953. Pas lirimit nga Tepelena e marrin ushtar. Më pas e internojnë në Lushnjë dhe më vonë e arrestojnë. Gjykata e Shkodrës e dënoi me pushkatim sepse kishte ndihmuar diversantët të kalonin kufirin. Pas 59 ditësh, i mbajtur i lidhur këmbë e duar me hekura, Presidiumi i Kuvendit Popullor i fal jetën dhe ia kthen dënimin në 25 vite burg. Ka vuajtur 14 vjet e gjysmë burg në Shkodër, më pas ka punuar në kampe, Laç, Fushë-Krujë, Elbasan, në sodën dhe kriporen e Vlorës, në Ballsh, në kombinatin e mishit në Tiranë, në Uzinën e Traktorit…

Source: AIDSSH, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1252 -1253.
Source: Zërat e kujtesës V, Tiranë 2018, ISKK, Agron Tufa, Luljeta Lleshanaku
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.