Gjelë Gjikola (Macaj) | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Gjelë Gjikola (Macaj) |
Fatherhood: | Gjetë Macaj |
Birthplace: | Perlat, Mirditë |
Residence: | Kurbnesh Mirditë |
Date of Birth: | 1924 |
Exile | |
Date of Exile: | 1949 |
Camp type: | Kampe perqendrimi me tela me gjemba |
Place of Exile: | Kampi i Tepelenës - nga viti 1949 ne vitin 1953 |
Gjelë Gjikola (Macaj) ka lindur në vitin 1924 në fshatin Perlat, Mirditë. Ishte e bija e Gjetë Macaj. Ishte e fejuar që në moshën 13 vjeçare me Preng Gjikolën (Preng Gjikola), me të cilin u martua në vitin 1944. Pas marrjes së pushtetit nga komunistët, burri i saj Prenga që ishte një antikomunist i deklaruar u vu në shenjëstër të forcave të ndjekjes. Pas 4 vitesh jetë bashkëshortore, ndërsa Gjela ishte shtatzënë, në familjen e tyre nis kalvari i vuajtjeve.
Historia e persekutimit nis në gusht të vitit 1948, kur tre vëllezërit Preng Gjikola (bashkëshorti i Gjelës), dhe dy vëllezërit e tij Bibë Gjikola,dhe Ndrek Gjikola, u arratisën në Jugosllavi. Nga ai moment askush nuk di diçka të saktë për fatin e tyre, por mendohet se ata u vranë pasi kaluan kufirin në ish-Jugosllavi nga forcat e sigurimit të shtetit Shqiptar. Gjelë Gjikola kreu 4 muaj hetuesi në birucat e Burrelit, së bashku me kunatën e saj Mrika, (bashkëshortja e Bibë Gjikolës) dhe vjehrri i tyre Gjin Gjikola. Pasi u përhap lajmi se burrat ishin vrarë në ish-Jugosllavi, dy gratë me foshnjat e tyre pak muajshe dhe vjehrri i tyre u internuan në kampin e Tepelenës. Në kamp Gjelës dhe kunatës së saj Mrika iu vdiqën të dy vajzat e vogla Dila dhe Prena. Gjelë Gjikola së bashku me kunatën e saj dhe vjehrrin Gjin Gjikola u liruan nga kampi i Tepelenës në vitin 1953. Prej atëherë kalvari i vuajtjeve vijoi në familjen e tyre, me punë të rënda, të vetmuara e të persekutuara . Eshtrat e dy vajzave të vogla që i kishin varrosur pranë memorialit të një ushtari Italian, arritën ti gjejnë vetëm në vitin 2006, rreth 55 vite pasi te voglat kishin vdekur.