Ushtarak, djali i bajraktarit të Shoshit, martir i Kishës. Lindi më 02. 09. 1925, në Ndreaj të Shoshit të Dukagjinit, i Dioqezës së Pultit, tani Shkodër-Pult. Qysh në moshën 7 vjeçare ndoqi shkollat në Shkodër te Fretërit Minorë dhe pastaj në Seminarin Papnor Shqiptar. Studioi në Itali. Ishte sekretar i Spitalit Ushtarak të Shkodrës dhe anëtar i organizatës politike «Bashkimi Shqiptar». U arrestua dhe u burgos në Shkodër më 03. 12. 1945, kur ishte 20 vjeç, me akuzën se kishte krijuar partinë Bashkimi Demokristian Shqiptar.

Në gjyq, prokurori Aranit Çela do të kërkonte dënimin me vdekje për Gjelosh Lulashin, Atë Danjel Dajanin S.I., Atë Giovanni Fausti-n S.I., Atë Gjon Shllakun O.F.M., seminaristin Mark Çunin e të riun Qerim Sadikun. Pasi Gjykata e jep këtë vendim më, 22. 02. 1946, nga Tirana, me firmën e Enver Hoxhës, mbërrin miratimi për t'i pushkatuar.

Më 4 mars 1946, të gjashtë të dënuarit me vdekje, pushkatohen në zall të Kirit, në orën 5 të mëngjesit dhe u lanë aty.

 

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 107

Documents

Source: Kisha Katolike Shkodër, http://www.kishakatolikeshkoder.com/martiret-e-komunizmit/gjelosh-lulashi/
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.