Publicist, shkrimtar, botues.Lindi më 15 mars të vitit 1900, në fshatin Boboshticë të Korçës. Studimet e larta i kreu në Akademinë Industriale të Athinës. U shpërngul në Rumani, ku punoi për të përjavshmen kombëtare shqiptare «Shqipëri’ e re», të botuar prej studijuesit Ilo Mitkë Qafëzezi (1889-1964). Në janar të vitit 1922 nxorri një periodik me titullin «Dodona», ndërsa në mars 1926 revistën «Zëri shqipëtar», që pati jetë të shkurtër. Punoi edhe si sekretar i kosullatës shqiptare në Konstancë e Sofje. Në Shqipëri u kthye më 1944. U arrestua më 13 nëntor 1944. Ashtu si shumë intelektualë të tjerë, u gjykuan dhe u dënuan në gjyqin e «kriminelëve të luftës», në prill të vitit 1945, pa një mandat arresti. Në aktakuzën e formluar më 12 shkurt 1945, ai u akuzua «Se asht bërë vegël e propagandës armike (si agjitator, propagandist, dhe publicist) me anë të radios dhe fletoreve. Ka shkruar artikuj për okupatorin dhe kondra luftës së popullit. (Drejtor i Radioemisionit, Drejtor i Radios, redaktor i gazetës «Bashkimi iKombit».)» Ndonëse nuk e pranoi akuzën, dhe megjithëse tre dëshmitarët dëshmuan se Gjergj Bubanin e njihnin si simpatizant të lëvizjes qysh në fillimet e saj, ai u dënua me pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave civile e politike. Kështu, më 20 nëntor 1945, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Ç. të Nënprefekturës së Tiranës vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij të luajtshme. Një tjetër urdhër sekuestrimi u dha edhe gjashtë muaj më vonë, më 8 maj 1946, kësaj radhe nga Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës Qendër Korçë. Vdiq në burg, më 1954.

Source: Gazeta Zyrtare, nr. 60, 6 korrik 1946, fq. 8;
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.