Poet, folklorist.U lind në fshatin Brezhdan të Përmetit, në vitin 1919. Pas arsimimit në shkollat e Përmetit, Gjirokastrës dhe të Elbasanit, studimet i filloi në Firence të Italisë, por, si shumë studentë shqiptarë, i ndërpreu ato dhe u rreshtua në batalionin "Vullnetarët e lirisë". U diplomua pas lufte në Fakultetin e Filozofisë dhe të Letërsisë në Zagreb. Pas kryerjes së studimeve, punoi si pedagog në gjimnazet e Tiranës dhe Durrësit, si dhe në Institutin e Folklorit. Mori pjesë në disa nga ekspeditat kërkimore folklorike të këtij Instituti. Pas një letre dejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara për gjendjen e popullit shqiptar, më 1957 u arrestua bashkë me të shoqen, Veronikën , dhe u denua me vdekje, dënim që më vonë iu ul në 13 vjet heqje lirie. Vdiq në Itali, në vitin 1996.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 303
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.