| Gjergji Dako | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Gjergji Dako |
| Fatherhood: | Kristo |
| Birthplace: | Korçë |
| Date of Birth: | 26/1/1913 |
| Profession: | Kirurg |
| Date of Death: | 18/02/1949 |
| The Reason of Death: | Hetuesi/Tortura |
| Circumstances of Death: | Burg |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 15/3/1947 |
| Tortured: | Po |
| Charges: | “Vuajtjes së dënimit për motive politike“ |
| Sentencing: | 2 vjet Prison |
Kirurg. Lindi në Korçë më 26 janar të vitit 1913. Një vit pas lindjes së Gjergjit, Korça u përball me luftën ballkanike dhe pushtimin e qytetit nga forcat greke. E ëma, Sevastia, e mbajti në Shkollën Shqipe të Vajzave. Ndërsa mbronte me armë shkollën, rriste edhe Gjergjin. Emigron me familjen në Jamestown, në SHBA ku vijon studimet për mjekësi. Djali i vogël i patriotëve Kristo Dako dhe Sevasti Qiriazi, arrestohet më 15 mars 1947. Pas dy vjet torturash, vdiq në hetuesi. Ishte i martuar me italianen Maria Fiorelli. Komisioni i ngritur pranë DAB, për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi, më 27 maj 1994, njohjen e «vuajtjes së dënimit për motive politike», me burg, nga 15 mars 1947 deri më 18 shkurt 1949. Vdiq në hetuesinë e Tiranës, më 18 shkurt 1949, dhe trupi i tij nuk iu kthye së ëmës për ta varrosur. Kristo Dako: Shqipëria çelsi kryesor i Lindjes së Afërme, përkth. L. Ndoja, Arbëria, Tiranë 2003;
