Rreth vitit 1950, u internua në kampin e Tepelenës, për shkak se i ati, Pjetri, ishte dënuar dhe më pas arratisur nga burgu. Gjoni u lirua nga kampi se nuk kishte mbushur ende 14 vjeç dhe iu bashkua të atit në arrati duke kaluar së bashku kufirin për në Jugosllavi. Në Tepelenë humbi jetën motra e tij dy vjeçe, njëri nga xhaxhallarët dhe një kushërirë. E ëma qëndroi në Tepelenë gjatë gjithë kohës së ekzistencës së kampit. Me burg u dënuan dhe vëllai i Gjonit, Gjetë Kadeli dhe xhaxhai, Zef Kadeli.
Source: "Saga e dhimbjes", Fatbardha Saraçi Mulleti, ISKK