Gjon Marku | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Gjon Marku |
Fatherhood: | Mark |
Residence: | Mirdite |
Exile | |
Place of Exile: | Kampi i Tepelenës |
“Kam ardhur 7 vjeç këtu në Tepelenë. Mbaj mend se ushqimet ishin të tmerrshme. U helmuan 30 fëmijë. Këtu kanë vdekur 300 fëmijë e pleq dhe i varrosnin pastaj pranë lumit të Vjosës që t'ua marrë dhe eshtrat se ata ishin pasardhës të familjeve më të mira të Mirditës dhe komunizmi donte t’ua zhdukte dhe fëmijët.
Kemi hangër lang me laknishte i thoshim na me gjyshin e nanën që ishte 80 vjeçe. Ky ka qenë kampi i shfarosjes. Nëse i takon një kampi për tu bërë muze ky është vendi që duhet bërë muze.
Pas Tepelenës vujtëm 45 vjet nëpër kampe. Njerëzit që na kanë vdek i kemi varros vetëm se as na vinin në mort e as në dasëm kurrkush. Kemi pas një terror të jashtëzakonshëm." 23 Gusht 2019/ en.kujto.al