Lindi në Orosh të Mirditës, më 28 qershor të vitit 1928. Mësimet e para i kreu në Konviktin e Oroshit, kurse të mesmet në Liceun «Illyrikum» në Shkodër. Pas mbarimit të shkollës, u caktua mësues në Rrëshen. U arrestua në Shkodër, më 14 qershor 1946, si kundërshtar i regjimit komunist. U dënua me 17 vjet burg, dhjetë nga të cilat i bëri në burgun e Burrelit. Pas rënies së komunizmit, u zgjodh kryetar i Degës së Shoqatës së të Persekutuarve Politikë të Mirditës (1991-maj 2002). Vdiq maj të vitit 2006.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 26
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.