I dënuar me motivacionin armik i popullit. I ati i tij, ishte arratisur duke qenë që ndiqej nga komunistët. Ai kthehet në Hajmel për të marrë gruan dhe djalin pas 22 vitesh, por i biri, Gjon, mendon për nënën dhe të fejuarën dhe nuk e shoqëron. E arrestojnë pas pak kohësh. Dënohet në burgun e Spaçit. Kalon 9 vite punë të detyruar dhe burg. Kur arrestohet, bashkëshortja ishte shtatzënë. Ai e sheh vajzën për herë të parë në moshën 8 vjeçe, gjatë një takimi në burg. Edhe e ëma dënohet me burgim dhe kryen 6 vjet e 4 muaj dënim, duke u liruar nga falja e vitit 1982.

Jeton në rrethinat e Shkodrës, në fshatin Hajmel.

Source: https://en.kujto.al/historia-e-vjeter-e-nje-ditari-te-ri/
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.