Gjulije Kolgjini | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Gjulije Kolgjini |
Fatherhood: | Rexhep |
Birthplace: | Buzëmadhe, Kukës |
Date of Birth: | 21/5/1904 |
Date of Death: | 18/5/1981 |
Place Death: | Lushnjë |
Circumstances of Death: | Internim |
Ka lindur në Buzëmadhe të Kukësit në 21.5.1904 dhe ka vdekur në Lushnjë në vitin 18.05.1981. Ka qenë e martuar me Tahir Kolgjinin, antikomunist i njohur. Për këtë shkak është internuar familjarisht me gjithë fëmijët e vegjël në Tepelenë në vitet 1950-54. Pas kësaj kohe, deri sa vdiq, ka qenë e internuar e më pas e dëbuar në kampet e Lushnjës, sipas radhës, Plug, Savër, Gjazë e së fundi në Çermë ku ka vdekur në 18 maj 1981.
Gjulija është bijë e fisit të famshëm antikomunist të Buzëmadhes, Lala, ndaj të cilëve Brigada V e Shefqet Peçit kreu një kasaphanë të vërtetë, duke ekzekutuar, pa të drejtë, pa shkak e pa gjyq 21 burra, 14 prej të cilëve ishin nga fisi Lala; ndër ta, 3 vëllezër të Gjulijes. E ndjera ka pasur një djalë të vetëm, Ahmetin, i cili ka qenë dënuar me 25 vjet burg. Ahmeti njihet edhe për poezitë, shkrimet, përkthimet e aktivitetin e tij politik pas ’90-ës.