Profesor Guljem Deda lindi në Shkodër më 05.02.1915. Studimet i kreu në Kolegjin Saverjan të etënve jezuitë në qytetin e lindjes, ndërsa studimet e larta në Universitetin e Padovas, në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në vitin 1937 me tezën “Osservazioni linguistiche sul Cuenus Prophetarum di Pietro Bogdani”, vlerësuar me “Summa cum laude”. Mbas studimeve kthehet në vendlindje ku jep mësim në gjimnazin e Shkodrës deri në vitin 1939 si profesor i gjuhës shqipe dhe i letërsisë greke dhe latine. Në vitin 1943 themelon gazetën “Balli i Rinisë”. Me vendosjen e sistemit komunist i pushkatohen gjashtë pjesëtarë të familjes, ndërsa vetë arrestohet dhe burgoset në janar 1945. Pas 6 viteve në kampin e shfarosjes në Vloçisht të kënetës së Maliqit, lirohet në vitin 1951. Por vuajtjet e tij nuk mbarojnë këtu. Pasi nuk pranon të bashkëpunojë me Sigurimin e Shtetit, do të nisë një kalvar i gjatë persekutimi nga njëri kamp në tjetrin. E dërgojnë në Shtyllas ku bashkë me të internuar të tjerë i vënë të hapin kanalin faraonik Vjosë-Levan-Fier. Më pas në Kuç. Ishte pikërisht aty, në vitin 1957, kur nis të përkthejë veprën e Ariostos, “Orlando Furioso”.

U lirua me 1951 dhe gjithsej ka kryer 45 vjet burg e internim.

Source: https://en.kujto.al/guljelm-deda-si-shpetoi-vdekjes-ne-keneten-e-maliqit-dhe-presioneve-te-sigurimit-te-shtetit/
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

Guljem Deda/ Si i shpëtoi vdekjes në kënetën e Maliqit dhe presioneve të Sigurimit të Shtetit

Tregim-dëshmi kushtuar intelektualit të shquar shkodran Prof. Guljem Dedës, i cili përballoi 45 vjet burg Lexo më shumë