Lindi në vitin 1890, në Dibër. Koma-ndant i një çete nacionaliste. Së bashku me pesë komandantë të tjerë nacionalistë kishin lënë takim me komunistët në Ziçisht, Devoll. Komunistët i prenë në Besë dhe i vranë të gjashtë. Për këtë ngjarje, më 18 tetor 1943, Koçi Xoxe i shkruan Enver Hoxhës: “Pas vrasjes të gjithë Shtabit të Ballit në Devoll, 6 veta në një ditë, prej çetave tona, e shtinë tani një gjendje lufte që shpallet sot e nesër me Ballin.” Komunistët e prenë me thikë në fyt H.K. dhe i thanë: “Hajd, tani na fol dhe një herë për Shqipërinë tënde.” Më 29 maj 1993, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vërtetoi faktin e vrasjes së tij pa gjyq më 8 shtator të vitit 1943.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 184
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.