Klerik i lartë mysliman. U lind në Shkodër, në vitin 1900. Studimet e larta teologjike i kreu në Universitetin El-Ez-heri në Kajro 1924. Në vitin 1943 u internua në Porto Palermo si antiitalian. Më 1947 u dënua me vdekje, por duke përfituar nga një amnisti, u dënua me burgim të përjetshëm, dënim që më 8 qershor 1947 iu kthye në 25 vjet heqje lirie. Zbritje dënimi përfitoi edhe nga një amnisti e dytë, kështu që u lirua më 12 tetor 1965. Vdiq më 1973.

Më shumë gjeni në dokumentarin "Kryet Nalt" kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Hafiz Ali Krajës, realizuar nga Luljeta Progni dhe Kujto.al.

Kryet nalt!

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 339
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.