Klerik i lartë, Kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar (1967). Lindi më 2 gusht të vitit 1911, në Shkodër. Mësimet e para mori nga xhaxhai i tij, kurse të mesmet, në medresenë e Shkodrës (1925-1929). Me përfundimin e tyre, u emërua imam i Xhamisë së Tabakëve, ku vazhdoi të shërbejë 2 vjet, e më vonë në xhaminë e Ajasmës. Në vitet 1938-1943, u emërua mësues besimi në shkollën fillore të Dudasit. Më 1944 u zgjodh drejtor i medresesë së Shkodrës, funksion të cilin e kreu deri në vitin 1947, kur medreseja u mbyll. U arrestua në dhjetor të vitit 1945, por, pa kaluar shumë kohë, u lirua. Mes viteve 1952-1954 ushtroi detyrën e drejtorit të Medresesë së Përgjithshme të Tiranës. Gjashtë vjet më vonë (1952), u diplomua hafiz. Më 1964, u emërua predikues (vaiz) në xhaminë e Parrucës, ndërsa më 1967 u zgjodh kryetar i Komunitetit Musliman të Shqipërisë. Pas ndalimit të fesë e deri në fund të jetës, punoi si nëpunës i specializuar në fondin e orientalistikës së Bibliotekës së Shtetit në Shkodër, të krijuar nga librat e sekuestruar nga Biblioteka e Myftinisë dhe familjet e ndryshme shkodrane. Vdiq në vitin 1975.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 446
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.